Qytetarët e 38 komunave në Kosovë sot kanë mundësi të votojnë për kryetarë dhe përfaqësues të tyre në Kuvende komunale
Mbi 16% e qytetarëve votuan deri në orën 13:00.
Në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve njoftohet se deri në orën 13:00, pjesëmarrja në zgjedhje ishte 16.45%.
Kjo shifër përfshin vetëm votat e hedhura në vendvotimet e rregullta dhe nuk përfshin votat me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta, apo votat me postë.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga 2 milionë e 25 mijë e 105 persona që janë në Listën e votuesve, deri në orën 13:00 kanë votuar 334 mijë 677 qytetarë.
Këto të dhëna janë nxjerrë nga procesimi i 95,14 për qind të vendvotimeve.
© SYRI.net