Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në “Rrugën e Liqenit” në Mitrovicë, ku një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja është regjistruar më 10 tetor 2025, rreth orës 22:42, dhe në aksident janë përfshirë dy vetura. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Policia ka bërë të ditur se njëri nga drejtuesit e veturave, pasi ka marrë trajtim mjekësor, është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit të rastit, i cili ka qenë në vendin e ngjarjes.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar shkaqet e plota të aksidentit tragjik.
© SYRI.net