Mbahet sot seanca ndaj të akuzuarve për Liridona Ademajn

Mbahet sot seanca ndaj të akuzuarve për Liridona Ademajn

10:11, 10/10/2025

Këtë të premte në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt rreth dy vite më parë.

Në këtë seancë ishte planifikuar që të dëgjohej babai i Naim Murselit, Shaban Murseli nuk ishte prezent pasi gjykatësi i ka deklaruar se nuk do të jetë i pranishëm në seancë.

Kryetarja e trupit gjykues, Fatmie Dërmaku tha se dëshmitarin Shaban Murseli e kanë ftuar për dëshmi në seancë, por përmes telefonit ai ka deklaruar se nuk do të jetë i pranishëm dhe se i qëndron deklaratës së dhënë.

“Shaban Murseli por po e shoh që nuk është këtu. Mungon Shaban Murseli. Me datën 25 shtator e kemi njoftuar e kemi thirr në telefon në Suedi ia kemi dërguar edhe ftesën në e-mail edhe pse neve përmes telefonit na ka deklaruar në telefon se nuk do të jetë në seancë, por qëndron prapa deklaratës së dhënë”, tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco