Aktakuzat në mungesë për krime lufte, drojë se do të kthehen në praktikë për Prokurorinë Speciale

Aktakuzat në mungesë për krime lufte, drojë se do të kthehen në praktikë për Prokurorinë Speciale

21:48, 04/10/2025

 

Fondi për të Drejtën Humanitare ka publikuar raporte të shkurtra për punën e sistemit të drejtësisë, në trajtimin e rasteve të krimeve të luftës.

Aty ngrihet shqetësimi se aktakuzat në mungesë mund të kthehen në praktikë të zakonshme.Në 6 mujorin e parë të këtij viti, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur 6 aktakuza për krime lufte.

Katër nga këto aktakuza janë në mungesë.

Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, kjo nuk është zgjidhja e duhur për të adresuar krimet e luftës.

“Shqetësimi jonë në lidhje me këto aktakuza është se mos po bëhet një lloj praktike shumë e vazhdueshme për me i trajtu këto çështje vetëm me mungesë, ne si Fond e kemi potencuar se më e rëndësishme apo çështja më primare për trajtimin e tyre është krijimi i një marrëveshje bashkëpunimi mes Kosovës e Serbisë ku nëpërmjet kësaj marrëveshje do shkëmbehen informatat, provat e ndryshme që këto raste të trajtohen në mënyrë sa më efektive”, ka thënë Nisa Ferati-Monitoruese e FDH-së.

Fondi për të Drejtën Humanitare ka publikuar dy raporte të shkurtra rreth aktakuzave e aktgjykimeve për krime të luftës.

Në raportin për aktgjykime thuhet se ka pasur trend pozitiv në trajtimin e rasteve nga Gjykata e Apelit.

“Është një gjë që po e vërejmë kohë pas kohë që gjykata e Apelit po i trajton ankesat me shumë efikasitet dhe në rast se ka shkelje po i trajton me shumë kujdes, kemi vërejtur që Apeli gjatë kësaj periudhe i ka nxjerr 2 aktgjykime njërin e ka kthyer në rigjykim, prokurori kundër Alidemajt për rigjykim duke vlerësuar se nuk janë shqyrtuar mirë provat kurse në rastin e dyte atë të Ekrem Bajroviq është konfirmuar aktgjykimi”, ka thënë Nisa Ferati-Monitoruese e FDH-së.

Nga muaji janar e deri në qershor, Gjykata Themelore në Prishtinë, departamenti special ka shpallur 5 aktgjykime për krime të luftës.

Hetimi i krimeve të luftës ka kaluar në kompetencë të Prokurorisë Speciale që nga viti 2018, meqë para këtij viti këto raste janë hetuar prej Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit-EULEX.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco