Në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës, këtë të shtunë u inaugurua rruga Pogaj–Gorozhub në fshatin Gorozhub të Hasit.
Ky aks i ri lidh dy fshatra kufitare që dikur ishin të ndarë nga një “klon i hekurt”.
Në ceremoni morën pjesë Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, autoritetet vendore, banorë të zonës, si dhe ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Petrit Malaj.
Ky kufi për dekada përfaqësoi ndarjen mes Shqipërisë komuniste dhe Jugosllavisë dhe më vonë nën regjimin serb të Millosheviqit u bë simbol i represionit ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Në vitet '98–'99, zona u godit nga bombardimet mbi banesat e civilëve në të dy anët e kufirit, dhe shumë të rinj ranë dëshmorë.
Rruga Pogaj–Gorozhub pritet të nxisë zhvillimin ekonomik të Hasit dhe të krijojë një lidhje të re jetike mes shqiptarëve në të dy anët e kufirit.
© SYRI.net