Presidentja Osmani në tryezën e liderëve të EPC-së: Evropa të parandalojë taktikat destabilizuese të Serbisë

Presidentja Osmani në tryezën e liderëve të EPC-së: Evropa të parandalojë taktikat destabilizuese të Serbisë

10:28, 03/10/2025

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Liderëve të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Kopenhagë, ka theksuar rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor për sigurinë e kontinentit evropian.

Gjatë një tryeze të nivelit të lartë me liderë evropianë të fokusuar në temën e sigurisë, Presidentja Osmani u shpreh se siguria e Evropës është e ndërlidhur ngushtë me sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe se, si e tillë, kërkon vëmendje dhe veprime konkrete nga BE-ja dhe aleatët perëndimorë.

“Evropa duhet të përqendrojë vëmendjen e saj në këtë rajon, duke investuar në parandalimin e taktikave destabilizuese të Serbisë, si hap kyç për një siguri të qëndrueshme dhe afatgjatë,” u shpreh Osmani.

Ajo paralajmëroi për rreziqet që vijnë nga veprimet e Serbisë në rajon dhe nënvizoi nevojën për qasje të bashkërenduar nga ana e partnerëve ndërkombëtarë, në mënyrë që Ballkani Perëndimor të mos mbetet një “zonë e cenueshme” në arkitekturën e sigurisë evropiane. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco