Në malet e Kosovës bien reshjet e para të borës

Në malet e Kosovës bien reshjet e para të borës

08:46, 02/10/2025

Siç është paralajmëruar, reshjet e para të borës kanë rënë në viset malore të Kosovës.

Në bjeshkët e Rugovës mbrëmë kanë rënë fjollat e para të borës.

Borë po ashtu ka rënë edhe në Bjeshkët e Istogut dhe në Brezovicë.

Për ditën e sotme parashihen reshje më të shumta dhe më të vazhdueshme shiu. Zonave malore reshjet e dendura të dëborës, formojnë shtresë të konsiderueshme dëbore.

Vendeve më të ulëta, janë të mundshme edhe përmbytje të shpejta, shkaku i reshjeve të shumta.

Frynë erë mesatare dhe e fuqishme veriore e verilindore 7-15m/s. Viseve malore mund të frynë edhe mbi 20m/s (70km/h), me hove deri në 100km/h. Temperaturat maksimale mund shkojnë deri në 6C e 8C, por me tendencë të rënies gjatë ditës.

Reshjet e borës shtrihen në disa pjesë të ulëta të vendit, mëngjesin e hershëm të ditës së premtë.

Të reshurat vazhdojnë edhe gjatë ditës, viseve të ulëta kryesisht të dendura shiu, derisa zonave malore ato të borës, duke shtuar shtresën e dëborës. Frynë erëra veriore mesatare e të fuqishme 5-15m/s. Temperaturat zbresin deri në 3C e 0C.

Duke shkuar nga mbrëmja reshjet gradualisht pushojnë. Ditën e shtunë vransira mbesin dominante, e reshjet pushojnë në gjithë vendin orëve të mëngjesit.

Të dielen parashihen më shumë intervale me diell, ndërkohë që temperaturat shënojnë rritje deri në 14C e 15C. Të hënën sërish kalojnë më shumë vransira, e temperaturat zbresin lehtazi në 12C, njofton Mendimi për Motin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco