Aksident i rëndë në rrugën Suharekë-Shtime, një i vdekur dhe dy të lënduar

Aksident i rëndë në rrugën Suharekë-Shtime, një i vdekur dhe dy të lënduar

07:15, 29/09/2025

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Suharekë–Shtime, mes fshatrave Duhle dhe Carralevë, si pasojë një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një automjet BMW.

“Si pasojë, një pasagjer i automjetit ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa dy persona të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit. Nga hetimet e para dyshohet se automjeti BMW ka humbur kontrollin dhe është përplasur me autobusin”, ka thënë Bytyqi.

Aktualisht, rruga Suharekë–Shtime mbetet e bllokuar për qarkullim deri në përfundim të ekzaminimeve nga njësitë kompetente policore.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë duke vazhduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco