Që 25 vite pas luftës e që 12 vjet në pushtet, si nuk u dha kurrë banesa veteranëve të Lipjanit, kryetari Imri Ahmeti?

22:05, 26/09/2025

Ata që dikur lanë gjithçka pas, familjen, shtëpinë, për të luftuar për lirinë e Kosovës, sot e gjejnë veten duke pritur për një strehë mbi kokë, pas premtimeve që bëhen në prag fushatash elektorale.

Në njërën prej tyre, në vitin 2013, Imri Ahmeti, kryetari i Komunës Lipjan, iu premtoi se do ta ndërtonte lagjen e veteranëve të UÇK-së. Premtimet ishin të qarta: Komuna e Lipjanit do t’u siguronte banesa, si një formë minimale mirënjohjeje për shërbimin e tyre.

Por çfarë ndodhi në realitet pas këtij premtimi?

Karpuzi është po i njëjti burrë, që para më shumë se dy dekadash doli në vijën e frontit për të mbrojtur vendin e tij.

Por sot realiteti i tij është krejt tjetër, i gënjyer nga institucionet dhe i lënë në një listë pritjeje pavarësisht kontributit të tij.

Veterani i UÇK-së ndjehet i keqardhur për besimin e dikurshëm që kishte tek kryetari aktual i komunës.

"Banesa ka ndarë, por banesa nuk kemi marrë... sepse, me sa duket, preferencat kanë qenë të tjera."

Këtë na e përforcon edhe kryetari i veteranëve në Lipjan, Avni Sinani.

Një akuzë e drejtpërdrejtë që implikon rëndë kryetarin, që supozohet se ka luajtur me kujtimin dhe dinjitetin e veteranëve.

Ajo që dëgjojmë nga kreu i veteranëve të Lipjanit është një akuzë e rëndë, për të cilën duhet të ndërhyjnë institucionet ligjzbatuese.

Por ka edhe një akuzë tjetër edhe më të rëndë, që nëse vërtetohet, e implikon kryetarin e Lipjanit.

Kryetari na shmangu gjatë gjithë kohës, pa na sqaruar asgjë, dhe me refrenin e përsëritur që jemi të paguar.

Ndërkohë që, me sa duket, personi që paguan për të blerë përkrahje është vetë ai.

Është e qartë se kryetari Ahmeti harron diçka thelbësore.

Veteranët e UÇK-së nuk janë numra në një listë përfitimesh. Ata janë heronjtë që mbajtën mbi supe një luftë. Prandaj pyetja jonë është e thjeshtë: A mund të nëpërkëmben ata që sakrifikuan gjithçka për vendin?

Të nderuar veteranë, ne po presim që me të njëjtin guxim që patët në luftë, të denonconi hapur atë që ka ndodhur me ju në këto vite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco