Operacion policor në tri lokacione në Vushtrri, katër të arrestuar

Operacion policor në tri lokacione në Vushtrri, katër të arrestuar

10:41, 21/09/2025

Prokuroria Themelore në Mitrovicë në koordinim me Policinë e Kosovës, respektivisht Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka bërë realizimin e urdhëresës së Gjykatës Themelore në Mitrovicë – dega Vushtrri për kontrollin e shtëpive të katër (4) personave të dyshuar, ku që nga orët e hershme të mëngjesit janë kontrolluar gjithsej tri (3) lokacione, dy (2) në fshatin Ropicë të Vushtrrisë dhe një (1) lokacioni në qytetin e Vushtrrisë.

Sipas komunikates së Prokurorisë, nga ky operacion policor janë arrestuar tre persona.

Ata dyshohen për kryerjen e veprës penale “Detyrimi”, si dhe një (1) person i cili ka qenë në arrati për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor“ dhe “Arratisja e personave të privuar nga liria“.

“Me vendim të prokurorit, katër të pandehurit ndalohen për 48 orë, ndërkaq operacioni është duke vazhduar”, thuhet në njoftim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco