Dimal Basha del dhe arsyetohet për punimin e vitit 2012: Asnjë fjalë s’e kam shkruar kundër UÇK-së

Dimal Basha del dhe arsyetohet për punimin e vitit 2012: Asnjë fjalë s’e kam shkruar kundër UÇK-së

12:19, 28/08/2025

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka dalë në konferencë për media para seancës së sotme, për t’u arsyetuar lidhur me punimin e vitit 2012, në të cilin ishte bashkautor dhe shkruhej zi e terr për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë punim thuhej se “fondet për UÇK-në erdhën nga shqiptarë të zakonshëm në diasporë, por edhe nga trafikantët e drogës që operonin në gjithë Evropën Perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara”.

Basha tha se akuzat ndaj tij janë të ulëta, duke shtuar se asnjëherë nuk ka shkruar përmbajtje kundër UÇK-së, por vetëm për islamin fundamentalist në Evropën Juglindore.

“Në vitin 2012 kam dorëzuar hulumtim për publikim, atë kohë kam bërë hulumtim për deportimin e islamit fundamendalist në Evropën Juglindore, kam dërguar hulumtim vetëm për këtë temë. Këtu përfundon përgjegjësia ime për këtë temë.

Edhe tema ime e diplomës master që kam, në vitin 2013, gjithashtu e mbulon vetëm këtë pjesë, aty asnjë fjalë nuk është kundër UÇK-së. Të njëjtën e thotë edhe profesoresha ku kam studiuar për bachelor, e cila ka dërguar email sqarues te mediat.

Mbaj përgjegjësi vetëm për këtë pjesë. Këto akuza janë shumë të ulëta dhe rënduese për mua dhe për qytetarët e Kosovës. Unë kam bërë thirrje të luftohet raporti i Dick Marttyt.

Unë Dimal Basha, si kryetar Kuvendi, e kam të shenjët luftën e UCK-së dhe sakrificën për liri. Dua të deklaroj me përgjegjësi të madhe, se kurrë në jetën time, nuk është shkruar dhe nuk do të gjendet asnjë përmbajtje që bie ndesh me këtë vlerë të shenjtë të popullit tonë”, tha Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco