Një sulm me lazer ndaj një piloti të helikopterit të KFOR ka ndodhur ditën e djeshme.
Mediat e Kosovës raportojnë se bazuar në dyshimet e para dikush ka kryer sulm duke ia vendosur lazerin pilotit të helikopterit gjatë kryerjes së detyrës.
Akoma nuk dihet nëse është zbuluar ose jo personi i dyshuar dhe cilat janë rrethanat e tjera të ngjarjes.
Ngjarja do të gjejë jehonë në Kosovë. Në konsultim me Prokurorinë e Shtetit kanë nisur hetimet në drejtim të veprës penale ‘rrezikim i personave nën mbrojtjen ndërkombëtare’.
© SYRI.net