Bllokada e pikave kufitare me Kosovën nga persona të maskuar, reagon BE me kritika ndaj Serbisë

Bllokada e pikave kufitare me Kosovën nga persona të maskuar, reagon BE me kritika ndaj Serbisë

19:33, 09/09/2024

Me anë të zëdhënësit Peter Stano, BE-ja ka reaguar për bllokimin e pikave kufitare me Kosovën nga persona të maskuar në Serbi.

Stano është shprehur se liria e tubimeve paqësore, duke respektuar ligjin është thelbësore në çdo demokraci, por sipas tij, tubimet e 6 shtatorit nuk bëjnë pjesë në këtë kategori.

“Liria e tubimit paqësor, duke respektuar ligjin, është absolutisht thelbësore në çdo demokraci. Megjithatë, personat e maskuar në Serbi, pranë pikave të përbashkëta të kalimit, që bllokojnë trafikun që vjen nga Kosova dhe frikësojnë udhëtarët, nuk bëjnë pjesë në këtë kategori”, tha Stano për Klankosova.

Më tej, zëdhënësi i BE-së tha se marrëveshja e dialogut e vitit 2011 për lirinë e lëvizjes, e përcakton qartë parimin e lirisë së lëvizjes brenda ose përmes territorit të palës tjetër.

“Është përgjegjësi e secilës palë që t’i zbatojë ato dispozita në territorin e saj, në këtë rast Serbisë”, tha Stano.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco