Lajçaku paralajmëron vizitë në Serbi

Lajçaku paralajmëron vizitë në Serbi

10:32, 09/09/2024

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se do të zhvillojë vizitë në Beograd lidhur me takimin e radhës në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel.

Në një njoftim të lëshuar nga ai në Facebook, ku ka njoftuar për zhvillimet e javës së fundit, ai nuk ka bërë të ditur datë se kur do të udhëtojë për në Serbi. 

Lajçaku ka thënë se në takimin me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi në Kosovë kanë diskutuar për zhvillimet e fundit dhe qasjen se si të trajtohen disa nga çështjet aktuale, si dhe hapat e ardhshëm drejt zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit. 

“Pas forumit, vizitova Kosovën në përgatitje të takimit të radhës të kryenegociatorëve në Bruksel. Me zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi, diskutova për zhvillimet e fundit gjatë verës, agjendën e takimit të ardhshëm të kryenegociatorëve dhe qasjet se si të trajtohen disa nga çështjet aktuale, si dhe hapat e ardhshëm drejt zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt Normalizimi. Më pas do të shkoj në Serbi edhe në përgatitje të takimit të radhës në kuadër të Dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco