Osmani për Kushtetutën e Kaçanikut: Hapi rrugën drejt pavarësisë

Osmani për Kushtetutën e Kaçanikut: Hapi rrugën drejt pavarësisë

12:50, 07/09/2024

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se miratimi i Kushtetutës së Kaçanikut hodhi themelet juridike të Republikës së Kosovës dhe hapi rrugën drejt pavarësisë në vitin 2008.

Më 7 shtator 2024 u bën 34 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Kaçanikut – që është cilësuar si identitet i historisë së re të Kosovës.

“7 shtator i vitit 1990, dita kur është miratuar Kushtetuta e Kaçanikut është moment historik në udhëtimin e Kosovës drejt lirisë. Ky akt historik simbolizon guximin, unitetin dhe vendosmërinë e popullit të Kosovës në luftën e pandërprerë për liri e pavarësi. Në këtë ditë nderojmë vizionarët, ligjvënësit dhe patriotët që rrezikuan gjithçka për të ardhmen e Kosovës. Miratimi i Kushtetutës së Kaçanikut hodhi themelet juridike të Republikës së Kosovës dhe hapi rrugën drejt pavarësisë më 2008. Guximi i atyre që miratuan këtë kushtetutë do të mbahet mend përgjithmonë si një kapitull kyç në rrugën e gjatë dhe të vështirë të popullit të Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco