Policia dhe Dogana e Kosovës kanë parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra në brezin kufitar mes fshatit Dobrosinë në Serbi dhe në fshatin Stublinë të Kosovës. Aty është vërejtur të enjten një automjet që bartte duhan të llojeve të ndryshme, gjithsej 340 kilogramë të fshehur në najlon të zi.
Vlera e mallit dhe shmangiet doganore janë rreth 20.000 euro.
“Me datë 05.09.2024 rreth orës 06:35 në brezin kufitar mes fsh.Dobrosinë SRB dhe fsh.Stublinë - RKS është vërejtur një automjet VË Passat me targa serbe i cili dyshohet se ishte duke bere kontrabandim me mallra”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Malli dhe vetura është sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor te Dheu i Bardhë.
Autoritetet njoftuan se edhe dy raste të kontrabandës janë regjistruar së fundmi. Në brezin kufitar Breznicë dhe Karaçevë e Poshtme, një veturë është ndaluar pasi tentoi të futej ilegalisht.
Atij i janë gjetur 798 shishe me birrë dhe pa dokumente për prejardhjen e mallit. E, në po të njëjtin lokacion janë gjetur 27 pako me speca në peshë rreth 300 kilogramë.
Malli është sekuestruar.
© SYRI.net