Ish-i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka kujtuar marrëveshjen historike mes Kosovës dhe Serbisë, nënshkrimi i së cilës u bë katër vjet më parë.
Grenell shkroi se “ekipi Biden-Harris nuk arriti ta zbatonte atë”.
“Sot katër vite më parë i bashkuam liderët e Kosovës dhe Serbisë në Zyrën Ovale me presidentin Donald Trump dhe ata nënshkruan një marrëveshje historike për t’i normalizuar dhe zgjeruar ekonomitë e tyre”, shkroi Grenell në X.
Postimit, ai ia ka bashkuar një fotografi nga një takim me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, dhe një fotografi nga nënshkrimi i marrëveshjes nga kryeministri i atëhershëm i vendit, Avdullah Hoti dhe Vuçiç.
© SYRI.net