Lokalizohen zjarret në Parkun Kombëtar të Sharrit

Lokalizohen zjarret në Parkun Kombëtar të Sharrit

12:18, 09/08/2024

Në Parkun Kombëtar të Sharrit janë lokalizuar vatrat e zjarrit.

Drejtori i këtij parku, Bashkim Kafexholli, tha të premten se 80 për qind e zjarrit është shuar ditën e enjte, pas reshjeve të shiut në këtë zonë.

“Ekipet tona dhe zjarrfikësit e komunës së Prizrenit, sot gjenden në terren dhe janë duke lokalizuar vatrat e vogla të zjarrit që kanë mbetur”, tha Kafexholli për Radion Evropa e Lirë.

Parku Kombëtar i Sharrit, është përfshirë nga zjarri më 5 gusht.

Përgjegjësit e parkut, më 8 gusht, kanë kërkuar ndihmën e forcave paqeruajtëse në Kosovë KFOR, Forcën e Sigurisë se Kosovës (FSK) dhe institucioneve të tjera për intervenim nga ajri me helikopterë.

“Dje situata ka qenë alarmante”, theksoi Kafexholli duke shpjeguar se terreni është i rrezikshëm dhe është e pamundur që të shuhet zjarri nga toka.

“Falë reshjeve të shiut, sot nuk ka nevojë as për KFOR-in dhe as për FSK-në”, tha ai.

Sharri është Parku i parë Kombëtar i shpallur në Kosovë, në vitin 1986. Ai menaxhohet në bazë të Ligjit për Parkun Kombëtar Sharri, dhe të disa ligjeve mbështetëse, që kanë të bëjnë me mjedisin, natyrën dhe pyjet./REL

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco