FOTO/ Kosovë, ura e Ibrit testohet me kalimin e mauneve Testimet në urën e Ibrit, 8 gusht 2024

FOTO/ Kosovë, ura e Ibrit testohet me kalimin e mauneve

11:45, 09/08/2024

Mbi urën e lumit Ibër që bashkon Mitrovicën e Jugut me Mitrovicën e Veriut po kalojnë maune. Kalimi i mauneve mbi këtë urë po bëhet për testimin e saj.

Ekipi i Kallxo.com që ishte pranë urës solli pamjet e testimeve u kryen aty më 8.08.2024.

Kujtojmë se paraditen e së mërkurës u mbajt një protestë e organizuar qytetarë të komunitetit serb, të cilët e kundërshtuan hapjen e Urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve siç paralajmëruan autoritetet e Kosovës. Pasditen e të mërkurës, punëtorë të ndërmarrjes “Arbotec” filluan lyerjen e mureve nën urën që ndan e bashkon qytetin e Mitrovicës.

Ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë së shpejti mund të lëshohet për qarkullim të automjeteve sipas paralajmërimeve të Qeverisë së Kosovës. Qeveria, të cilës i prin Albin Kurti, së fundmi dha një tender për testimin e urës për lëvizjen e mjeteve mbi të. Kompania fituese është përzgjedhur “IPE-PROING”. Madje, të martën, më 6.08.2024, punëtorët e kompanisë dolën në terren për të kryer disa matje.

Ministria e Infrastrukturës përmes platformës elektronike publikoi kontratën për dhënien e një tenderi me titull “Përcaktimi i kapacitetit mbajtës të strukturës së urës ekzistuese mbi lumin Ibër në Mitrovicë, me ngarkesa testuese”. Vlera e tenderit ishte 9 mijë e 640 euro. Ndërkohë u mbajt një dëgjesë publike me qytetarë në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut për të diskutuar për hapjen e urës mbi lumin Ibër.

Testimet në urën e Ibrit, 08.08.2024, foto: KALLXO.com

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco