Policia e Kosovës arreston liderin e ‘Demokracisë Serbe’, përfaqësuesit serbë i kërkojnë llogari

Policia e Kosovës arreston liderin e ‘Demokracisë Serbe’, përfaqësuesit serbë i kërkojnë llogari

13:56, 08/08/2024

Prishtinë - Policia e Kosovës ka arrestuar liderin e partisë ‘Demokracia Serbe’, Aleksandar Arsenijeviq. Sipas zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, Arsenijeviç është arrestuar pasi i ka penguar punëtorët e kontraktuar nga Komuna e Mitrovicës së Veriut për lyerjen e mureve në afërsi të urës së Ibrit dhe ka kundërshtuar urdhrat e zyrtarëve policorë.

E disa persona të prezantuar si përfaqësues të kësaj partie kanë hyrë në sallën ku po mbahej debati “Bashkëpunimi ndëretnik” në Komunën e Mitrovicës së Veriut dhe janë përplasur verbalisht me zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Veton Elshani, duke i kërkuar llogari lidhur me arrestimin e liderit të kësaj partie, Aleksandër Arsenijeviç, njofton RTK.

Elshani i ka ftuar ata që të ulen dhe të diskutojnë lidhur me debatin e sotëm, ndërsa lidhur me arrestimin e Arsenijeviçit ka thënë se do t’i informojë po sa të ketë informata, pasi aktualisht është pjesë e debatit.

Elshani u ka thënë atyre se në bazë të informatave që ka punëtorët që janë të kontraktuar për të bërë lyerjen e mureve te ura dhe në afërsi të urës janë penguar ta kryejnë punën e tyre dhe me këtë rast ka intervenuar policia dhe ka ndaluar disa persona, në mesin e të cilëve raportohet se është edhe lideri i kësaj partie, Aleksandër Arsenijeviç.

Gjatë këtij bashkëbisedimi me përfaqësuesit e kësaj partie, Elshani ka thënë se tema e debatit të sotëm është hapja e urës dhe i ka ftuar ata që të bëhen pjesë e debatit dhe të deklarohen përse nuk duhet të hapet ura dhe në të njëjtën kohë ai do të japë arsyet pse ajo duhet të hapet.

Policia e Kosovës njoftoi se:

Prishtinë. Sot, me datën 08.08.2024 rreth orës 11:00, disa persona të nacionalitetit serb ishin tubuar në një lokacion afër urës në Mitrovicë Veri dhe të njëjtit kanë filluar të pengojnë punëtorët të cilët ishin të kontraktuar dhe të angazhuar nga autoriteti kompetent, për të pastruar disa grafite me mbishkrime nacionaliste, që krijojnë nxitje dhe urrejtje si "severna brigada" etj. të cilat ishin në shesh afër urës.

Personat në fjalë janë paralajmëruar disa herë që të mos pengojnë punën dhe të largohen, mirëpo të njëjtit kanë vazhduar duke penguar dhe duke mos lejuar realizimin e punimeve, si dhe kanë provokuar dhe kanë nxitur tensione.

Njësitet policore relevante, me qëllim të qetësimit të situatës dhe krijimit të mundësive për punë, janë detyruar të veprojnë dhe kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim dy persona. Personat e shoqëruar në stacion policor, pas intervistimit janë liruar."
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco