Arrestohet në veri politikani serb, pamje kur shoqërohet në polici! Vazhdojnë tensionet për urën mbi Ibër

Arrestohet në veri politikani serb, pamje kur shoqërohet në polici! Vazhdojnë tensionet për urën mbi Ibër

12:50, 08/08/2024

Dy politikanë serbë, përfaqësues të partisë Demokracia Serbe janë arrestuar në Mitrovicën e Veriut pasi tentuan të pengonin punimet pranë urës në Ibër. Ndalimi u bë në ditën kur mbahet një debat për hapjen e urës

Dy politikanë serbë janë arrestuar në Mitrovicën e Veriut pas tentativave për të bllokuar punimet pranë urës mbi lumin Ibër.

Aleksandar Arsenijeviç nga partia Demokracia Serbe ka penguar punëtorët e komunës, të cilët ishin duke lyer flamurin serb ndërsa më pas nuk iu bind urdhrave të policisë, të cilët i kërkuan të largohej.

Sipas informacioneve nga policia e Kosovës, së bashku me Arsenijeviç u arrestua dhe politikani i po së njëjtës parti Stefan Vellkoviç, i cili po ashtu nuk iu bind urdhrave të policisë.

Pas ngjarjes, përfaqësues të Demokracia serbe shkuan menjëherë në komunën e Mitrovicës së Veriut teksa kërkuan dhe shpjegime për arrestimet e dy anëtarëve të partisë së tyre.

Arrestimi i Arsenijeviqit u bë në ditën kur në Mitrovicë të Veriut mbahet një debat për hapjen e urës mbi lumin Ibër.

Kryeministri Albin Kurti ka apeluar minoritetin serb të bëhet pjesë e diskutimeve dhe të shprehin shqetësimet e tyre. Në këtë mënyrë ai thekson se edhe do tu jepet zgjidhje nga institucionet e vendit

Vendimin e qeverisë së Kosovës për hapjen e urës e kanë kritikuar edhe aleatët ndërkombëtarë ndërsa të martën forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja paralajmëruan se “do të trajtojnë çdo zhvillim që ndikon mbi sigurinë dhe qëndrueshmërinë rajonale”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco