Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka reaguar pas protestës së serbëve në veri të vendit, të cilën e quajti paqësore.
KFOR-i tha se trupat e tyre ishin në terren dhe kryen patrulla në zonat përreth për të ofruar një mjedis të sigurt, teksa thanë se protesta vazhdoi pa asnjë “shqetësim të sigurisë”.
“Trupat e KFOR-it ishin në terren dhe kryen patrulla në zonat përreth për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë. Demonstrata vazhdoi pa ndonjë ndërprerje të raportuar apo shqetësime sigurie – KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të OKB-së, për të mirën e të gjithë njerëzve dhe komuniteteve që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i vepron si i treti reagues i sigurisë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me EULEX-in, respektivisht si reagues i parë dhe i dytë i sigurisë – KFOR nuk do të hezitojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të trajtuar çdo zhvillim që mund të ndikojë në sigurinë dhe stabilitetin rajonal, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së”, përfundon njoftimi.
Sot, serbët e veriut kanë protestuar në lidhje me paralajmërimet e qeverisë për hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë të Veriut.
© SYRI.net