Osmani takohet me kryeministrin bullgar, flasin për aspiratat e anëtarësimit të Kosovës në NATO

Osmani takohet me kryeministrin bullgar, flasin për aspiratat e anëtarësimit të Kosovës në NATO

10:43, 10/07/2024

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev, gjatë vizitës së saj në ShBA.

Osmani tha se takimi me Glavchevin, në margjina të Samitit të NATO-s u fokusua në partneritetin mes Kosovës dhe Bullgarisë por edhe angazhimin e përbashkët për stabilitetin dhe sigurinë rajonale.

“Gjithashtu diskutuam edhe për aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe mbështetjen e vazhdueshme nga partnerët tanë bullgarë”, shkroi Osmani, transmeton Klankosova.tv.

E para e shtetit po merr pjesë në Samitin e NATO-s ku këtë vit festohet 75-vjetori i themelimit të aleancës më të madhe ushtarake.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco