Kërcënime me vrasje/ Pesë anëtarë të familjes Gashi arrestohen pas një konflikti

Kërcënime me vrasje/ Pesë anëtarë të familjes Gashi arrestohen pas një konflikti

16:21, 18/06/2024

Një konflikt verbal mes dy palëve në fshatin Mramor të Prishtinës eskaloi në kanosje serioze, të hënën pasdite. Pesë persona përfunduan në prangat e Policisë dhe ndaj tyre tashmë kanë nisur hetimet.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se të dyshuarit janë nga familja Gashi, të cilët e kanë kërcënuar njëri – tjetrin me fjalë të ndryshme, e madje edhe me vrasje. Sapo rasti është denoncuar në Polici, njësitë përkatëse kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, ku edhe janë arrestuar personat e dyshuar.

Ata janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në paraburgim.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco