VIDEO/ Osmani i përgjigjet Vuçiqit në OKB: Serbët nuk diskriminohen në Kosovë, këto ua tha dhe Komiteti i Helsinkit

VIDEO/ Osmani i përgjigjet Vuçiqit në OKB: Serbët nuk diskriminohen në Kosovë, këto ua tha dhe Komiteti i Helsinkit

17:36, 22/04/2024

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila do të ballafaqojë presidenten Vjosa Osmani me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Në fjalën e saj presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është histori suksesi pasi që shoqëria jonë jo vetëm që ka tejkaluar luftën por ka nivel të avancuar të sundimit të shtetit të së drejtës dhe mbrojtjes së komuniteteve.

Osmani thotë se këto të arritur i dëshmojnë raportet e Transparency international dhe Freedom House.

‘Për më tepër Kosova është ndër vendet më pro BE-së dhe SHBA-së në botë dhe është ndër të parat që është rreshtuar në krahë të Ukrainës’.

Ajo i është përgjigjur Vuçiqit në raport me trajtimin e Serbëve në Kosovë.

‘Pretendimet e Serbisë për pastrim etnik të serbëve janë të rrejshme dhe të pabaza. Këto narrativa janë diskredituar nga Komiteti i Helsinkit deri te Parlamenti i Evropës. Shteti i Kosovës jo vetëm që mbron por edhe promovon të drejtat e serbëve dhe të gjitha komuniteteve tjera’.

Osmani thotë se serbët e Kosovës që përbëjnë deri në 4% kanë përfaqësim në jetën e Kosovës në të gjitha sferat shoqërore.

‘Gjuha serbe përdoren në të gjitha institucionet publike anë e mbanë Kosovës. Kishat ortodokse ka mbrojtje të veçantë nga shteti i Kosovës. Pos disa incidenteve të izoluara, asnjë motiv etnik nuk ka ndaj kishave ortodokse’.

Presidentja thotë se multietnicitetin vendi do ta mbrojë me fanatizëm.

‘Ne besojmë se vetëm një demokraci e hapur është gjithëpërfshirëse’, ka deklaruar ndër të tjera Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco