Seanca e Këshillit të Sigurimit, Presidentja Osmani udhëton për në Nju Jork

Seanca e Këshillit të Sigurimit, Presidentja Osmani udhëton për në Nju Jork

21:51, 20/04/2024

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në SHBA për ta përfaqësuar Kosovën në Këshillin e Sigurimit, në seancën e cila do të mbahet të hënën.

Në seancën e KSKB-së, Presidentja Osmani pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën. Presidentja po ashtu do të flasë për domosdoshmërinë për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.

Përgjatë qëndrimit në Nju Jork, Presidentja Osmani pritet të takohet e koordinohet me disa nga përfaqësuesit e përhershëm të shteteve mike në Kombe të Bashkuara.

Takimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën do të mbahet të hënën në ora 16:00, sipas kohës lokale të Kosovës, respektivisht në ora 10:00, sipas kohës së Nju Jorkut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco