Serbi, 16 udhëtarë nga Kosova ndalohen dhe merren në pyetje - Flet 'Zhitia Tours'

Serbi, 16 udhëtarë nga Kosova ndalohen dhe merren në pyetje - Flet 'Zhitia Tours'

11:39, 17/04/2024

Prishtinë - Pronari i kompanisë turisitike "Zhitia Tours", Gazmend Zhitia ka folur për Syri Kosovën lidhur me autobusët e tyre të ndaluar në pikat e ndryshme kufitare të Serbisë që nga dje pa smesnate. Ai tha se aktualisht të bllokuar janë 11 autobusë me rreth 300 udhëtarë duke shtuar se ka edhe autobusë të linjave tjera, Barileva, Teuta dhe Deva.

Zhitia i ka thënë Syri Kosovës se ndalesa e qytetarëve ka ndodhur nga ora 1:15 pas mesnate.

"Janë bllokuar të gjithë autobusët, të cilët kanë qenë duke udhetuar drejt Evropës, por përmes territorit të Serbisë. Nga kompania jonë janë rreth 200 udhëtarë.  Janë ndaluar 16 kosovarë; i kanë intervistuar dhe i kanë liruar. Jam duke shkuar drejt kufirit me Hungarinë sepse ndalesat janë bërë në secilën pikë kufitare të Serbisë me Hungarinë, Kroacinë etj. Të gjithë janë mirë por jemi pak te brengosur", ka shtuar Gazmend Zhitia për Syri.net  Kosova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco