Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Serbia kërkoi krijimin e asociacionit si kusht, hidhen poshtë kërkesat e Beogradit

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Serbia kërkoi krijimin e asociacionit si kusht, hidhen poshtë kërkesat e Beogradit

13:20, 16/04/2024

Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci në Këshillin e Europës ka hedhur poshtë të gjitha amandamentet që u propozuan nga delegacioni serb dhe disa deputetë italianë e një hungarez që themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe të bëhet kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Express mëson se me shumicë votash u refuzuan të gjitha amandamentet e propozuara nga delegacioni serbë dhe deputetëve italianë. Kjo u konfirmua edhe edhe në mediat serbe.

Diskutimi për kërkesën e Kosovës për t’u pranuar në Këshillin e Evropës do të fillojë rreth orës 16:30 në Asamblenë Parlamentare. Dje në Komitetin për Çështje Ligjore dhe të Drejta të Njeriut në Këshillin e Europës u votua unanimisht pro aplikimit të Kosovës për anëtarësim, përpara se Asambleja Parlamentare ta shqyrtojë sot raportin që rekomandon anëtarësimin e Kosovës.

Kosova bëri një hap drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës më 27 mars. Me gjithë votën kundër të Serbisë dhe dy vendeve të tjera, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i KiE e miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, i cili rekomandoi se vendi ika plotësuar kushtet për t’u bërë anëtarësuar plotësisht në Këshillin e Europës. Nëse Asambleja Parlamentare e jep dritën e gjelbër sot, atëherë fjalën përfundimtare duhet ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Europës në maj. Delegacioni i Kosovës në Strasburg është optimist se janë siguruar votat e nevojshme për ta kaluar edhe këtë rund në procesin e anëtarësimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco