KS i OKB rrëzon kërkesën e Rusisë për seancë të jashtëzakonshme për Kosovën

KS i OKB rrëzon kërkesën e Rusisë për seancë të jashtëzakonshme për Kosovën

21:40, 25/03/2024

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka refuzuar kërkesën e Rusisë, për të vendosur në rend dite të agjendës, seancë të jashtëzakonshme për ndërhyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë 25 vjet më parë.

Nga raportimet vetëm tre anëtarë votuan pro gjatë një procedure formale, ndërsa 12 të tjerë abstenuan ndaj kësaj kërkese.

Përfaqësuesit e Francës dhe SHBA-së insistuan se Rusia nuk është konsultuar fare me anëtarët e Këshillit të Sigurimit për këtë seancë.

Kurse përfaqësuesi i Rusisë ka insistuar me arsyetimin se kërkesa e saj kishte figuruar në agjendë dhe ishte publikuar në kalendar nga Presidenca Japoneze e OKB-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco