Serbia do largohet nga KiE/ Von Cramon i përgjigjet Vuçiçit: Po bën blof

Serbia do largohet nga KiE/ Von Cramon i përgjigjet Vuçiçit: Po bën blof

10:45, 23/03/2024

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, reagoi ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili tha të premten në një intervistë se nëse Kosova anëtarësohet në Këshillin e Evropës, Serbia do të largohet.

Von Cramon është përgjigjur në pyetjen që ka ngritur gazetari gjerman, Michael Martens, nëse këtë deklaratë të Aleksandër Vuçiçit, Perëndimi do ta quajë blof apo do ta marrë si të mirëqenë.

“Sigurisht një blof. Sigurisht që Serbia nuk do të largohet. Deklarata nuk duhet t’i bëjë përshtypje askujt”, është përgjigjur ajo në platformën X.

“Anëtarët e Këshillit të Evropës do të vendosin vetë se kush do të pranohet”, ka theksuar më tej.

Von Cramon ka shtuar se Serbia nuk është larguar nga UEFA e FIFA pas anëtarësimit të Kosovës në to, e se “shumicës së njerëzve në Serbi nuk iu intereson”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco