Osmani me Stoltenberg: Nëse Serbia nuk ndëshkohet për sulmin në Banjskë, do të inkurajojë tjetër sulm në Kosovë

Osmani me Stoltenberg: Nëse Serbia nuk ndëshkohet për sulmin në Banjskë, do të inkurajojë tjetër sulm në Kosovë

16:27, 20/11/2023

Presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar që Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmet në veri të Kosovës.

Në një konferencë të përbashkët me sekretarin e NATO-s, Stoltenberg Osmani tha se mos dënimi i Serbisë për sulmet e mëparshme solli ngjarjet në Banjskë.

‘Nëse Serbia nuk përballet me asnjë masë për këto sulme të vazhdueshme do të inkurajohej të sulmojë Kosovën dhe të ta destabilizojë Ballkanin. Roli i NATO-s në këtë drejtim është vendimtarë pasi Serbia mbetet kërcënim për paqen në rajonin tonë’, deklaroi Osmani.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco