Gërvalla niset për Paris: Bota të qëndrojë së bashku për të mbrojtur paqen

Gërvalla niset për Paris: Bota të qëndrojë së bashku për të mbrojtur paqen

22:01, 09/11/2023

Donika Gërvalla, ministrja e Punëve të Jashtme është nisur për në Paris, shkruan Syri.net Kosova.

Atje do të mbahet “Forumi i Paqes”, për të cilën Gërvalla thotë se bota duhet të qëndrojë së bashku kundër kërcënimeve për ta mbrojtur paqen.

“Rrugës për në Paris. Forumi i Paqes në Paris është edhe më i rëndësishëm në kohët kur Evropa dhe bota po sfidohen nga kërcënimet e shumta nga ata që kërkojnë konflikt dhe luftë. Bota duhet të qëndrojë së bashku për të mbrojtur paqen dhe lirinë kundër këtyre kërcënimeve”, ka shkruar ajo në platformën X. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco