'Pallati Elysee' - Kurti bashkë me gruan e tij mysafirë të Macronit

'Pallati Elysee' - Kurti bashkë me gruan e tij mysafirë të Macronit

22:29, 09/11/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe gruas së tij Brigitte Macron, janë ftuar në edicionin e gjashtë të Forumit të Paqes në Paris, raporton Syri.net Kosova

“Në Pallatin Élysée, bashkë me Ritën, mysafirë të Presidentit francez Macron dhe Zonjës së Parë të Francës, Brigitte Macron, në prag të edicionit të gjashtë të Forumit të Paqes në Paris”, ka shkruar Kurti

Kurti në llogarinë e tij në Facebook, i ka shpërndarë disa foto të kësaj vizite në Francë.

Me ftesë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili do ta bëjë edhe hapjen e Forumit, të enjten në mbrëmje Kryeministri Kurti do të jetë pjesë e darkës me krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në këtë Forum.

Të shtunën, më 11 nëntor, duke filluar nga ora 10:00, në kuadër të ditës së dytë të Forumit të Paqes, Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në panelin e diskutimit me temën “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt”, ndërkohë që gjatë qëndrimit atje do të zhvillojë disa takime.

May be an image of 3 people

May be an image of 2 people and wedding

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco