BE konfirmon: Takimi i ardhshëm në dialog për zbatimin e zotimeve të palëve

BE konfirmon: Takimi i ardhshëm në dialog për zbatimin e zotimeve të palëve

19:05, 09/11/2023

Bashkimi Evropian ka thënë se takimi i ardhshëm, në nivel kryenegociatorësh, do të ketë në fokus hapat e ardhshëm të procesit të normalizimit dhe zbatimin e zotimeve të palëve.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Peter Stano, ka konfirmuar se takimi do të mbahet të enjten e ardhshme në Bruksel.

“Mund të konfirmojmë se emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian do të organizojë takim në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel të enjten e ardhshme. Takimi do të fokusohet në hapat e ardhshëm në procesin e normalizimit dhe zbatimin e zotimeve të palëve në dialog”, ka thënë Stano për Kohën.

Takimin e pati lajmëruar ditë më parë, emisari Miroslav Lajçak, që qëndroi për vizitë në Kosovë. Ai takoi kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, përfaqësues të opozitës dhe ambasadorët e huaj në Kosovë.

Në fund të shtatorit, kryeministri Albin Kurti takoi në Bruksel liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë, pak ditë pasi në Kosovë erdhi propozimi i ri evropian për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kurti u shpreh se ka kërkuar që të nënshkruhet drafti, si pjesë të pakos me Marrëveshjen Bazë dhe Aneksin e Zbatimit, por se kjo është refuzuar nga Serbia.

Pas takimeve, liderët evropianë kërkuan nga Kosova themelimin e Asociacionit dhe nga Serbia jetësimin e njohjes de-facto.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco