Drafti i Ramës/ Kryeziu hedh poshtë spekulimin: Dokumenti që qarkulloi dje në disa media nuk përkon me propozimin Evropiano-Amerikan që ju dha Kurtit

Drafti i Ramës/ Kryeziu hedh poshtë spekulimin: Dokumenti që qarkulloi dje në disa media nuk përkon me propozimin Evropiano-Amerikan që ju dha Kurtit

22:48, 01/11/2023

Përparim Kryeziu, zëdhënës i qeverisë së Kosovës, ka reaguar në rrjetin e tij social Facebook në lidhje me dokumentin që ka qarkulluar në disa media  si ‘draft-statut i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe’, të cilin disa media kombëtare në Shqipëri dhe ato kosovare nënkuptuan se ishte drafti i propozuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kryeziu teksa falenderon ato media që kërkuan një konfirmim mbi këtë dokument, mohon se përkon me propozimin Evropiano-Amerikan që i është dorëzuar kryeministrit Kurti në takimin e 21 tetorit si plan për ecjen përpara. 

Postimi i plotë:

Dokumenti që është publikuar dhe që ka qarkulluar mbrëmë në disa portale dhe televizione si "draft-statut i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe" absolutisht nuk përkon me propozimin Evropiano-Amerikan që i është dorëzuar kryeministrit Kurti në takimin e 21 tetorit si plan për ecjen përpara. 

Falënderojmë ato medie të cilat para publikimit apo shpërndarjes së këtij lajmi kanë kontaktuar Zyrën e Kryeministrit për konfirmim dhe verifikim të raportimit, duke shmangur kështu keqinformimin e mëtejmë të publikut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco