Kurti: Sektori privat me pagë 470 euro, Njësia Speciale me pajisje 10 mijë euro, të ardhurat shkuan mbi 2200 euro

Kurti: Sektori privat me pagë 470 euro, Njësia Speciale me pajisje 10 mijë euro, të ardhurat shkuan mbi 2200 euro

22:08, 01/11/2023

Kryeministri Albin Kurti ka folur lidhur me protestën e Njësisë Speciale të Kosovës sot, të cilët kërkuar ndryshim të kategorizimit të vendeve të punës dhe shtesa të rrezikshmërisë më të larta, shkruan Syri.net Kosova.

Kreu i Qeverisë përmes njëpostimi në Facebook ka shkruar se secili pjesëtar i NjSI ka pajisje në vlerë prej afër 10 mijë euro dhe të ardhurat e tyre janë 2 mijë e  200 euro, kurse do ta kenë edhe  shtesën e rrezikshmërisë prej 150 euro në muaj, përderisa vazhdon kjo situatë në veri të vendit, e që është niveli më i lartë i kësaj shtese.

“Në fund të muajit nëntor i bie që përveç pagës së rritur, secili prej tyre do të marrë edhe shumën neto prej 1.350 euro retroaktivisht (shtesa e rrezikshmërisë shkurt-nëntor 2023)”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë:

Paga mesatare në sektorin privat në Kosovë është 470 euro, ndërkaq në atë publik është 700 euro. Të punësuar në sektorin privat janë rreth 340 mijë qytetarë, kurse në atë publik rreth 80 mijë qytetarë.

Secili pjesëtar i NjSI ka pajisje në vlerë prej afër 10 mijë euro. Të ardhurat mesatare të shumicës dërrmuese të pjesëtarëve të kësaj njësie elitare sivjet shkuan mbi 2.200 euro në muaj (paga bazë plus shtesat). Tash do ta kenë edhe shtesën e rrezikshmërisë prej 150 euro në muaj, përderisa vazhdon kjo situatë në veri të vendit, e që është niveli më i lartë i kësaj shtese. Në fund të muajit nëntor i bie që përveç pagës së rritur, secili prej tyre do të marrë edhe shumën neto prej 1.350 euro retroaktivisht (shtesa e rrezikshmërisë shkurt-nëntor 2023).

Nevojat, jo vetëm dëshirat, janë përherë e shumë herë më të thjeshta se zgjidhjet. Jetojmë në Kosovë, ku BPV për kokë banori në muaj është rreth 460 euro. E sivjet, 2.134 policë të Kosovës, apo gati 27% morën më shumë se 1.000 euro në muaj mesatarisht. Janë 203 policë të Kosovës që sivjet patën të ardhura më të larta sesa Presidentja e Republikës (1.890 euro bruto, koeficienti 18), e në muajt qershor e korrik ishin afër 700 sosh (ku sigurisht bëjnë pjesë shumica absolute e pjesëtarëve të NjSI).

Ju falemnderit pjesëtarëve të NjSI-së për shërbimin ndaj atdheut dhe zbatimin e ligjit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco