Vuçiç shfaq fytyrën e vërtetë, shpall koalicionin me partinë e kriminelit të luftës, Sheshel

Vuçiç shfaq fytyrën e vërtetë, shpall koalicionin me partinë e kriminelit të luftës, Sheshel

22:15, 01/11/2023

Menjëherë pas shpalljes së zgjedhjeve parlamentare dhe lokale në Serbi, Aleksandër Vuçiç është kthyer te strofulla e vjetër, strofull prej së cilës nuk ka dalë kurrë në fakt. 

Vuçiç ka deklaruar koalicion me partinë radikale të kriminelit të luftës, Sheshel, nga ku edhe ka rrënjët ideologjike presidenti serb. 

Pas shpalljes së koalicionit ka reaguar ish ministri i jashtëm Petrit Selimi, i cili ka postuar në rrjetin social X një foto të vjetër nga koha kur Vuçiç shërbente si kamarier i dy kriminelëve të luftës si Millosheviç dhe Sheshel. 

Postimi i Selimit: 

"Kthehu tek rrënjët! Foto e viteve 1990 kur roli i Vuçiçit ishte të servirte birra dhe helm retorik në Partinë Radikale të kriminelit të dënuar të luftës Sheshelje. Vuçiç bëri sikur kishte ndryshuar, kështu u bë president serb. Dje ka shpallur koalicion me Sheshelin për zgjedhjet lokale."

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco