Sveçla: Njësinë Speciale e gjetëm pa uniforma e me ushqim të mangët, sot kanë mbi 2 mijë e 200 euro të hyra mujore

Sveçla: Njësinë Speciale e gjetëm pa uniforma e me ushqim të mangët, sot kanë mbi 2 mijë e 200 euro të hyra mujore

18:28, 01/11/2023

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas protestës së Njësisë së Parë Intervenuese dhe kërkesave të tyre që dolën në atë protestë.

Sveçla ka thënë se ndonëse Kosova është vend i varfër, Policia ka pasur trajtim të veçantë në kohën e Qeverisë Kurti, transmeton lajmi.net.

“Si Ministri e Punëve të Brendshme, nga 9 agjenci ekzekutive, Policia e Kosovës ka pasur mbështetje dhe fokus të veçantë me qëllim të mobilizimit në luftimin e krimit, kontrabandës, mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit. Nga vetë Policia e Kosovës, Njësitë Speciale kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë mbështetjen më të madhe si në aspektin financiar ashtu edhe me ngritjen në strukturë”, ka shkruar Sveçla.

Tutje ai ka deklaruar se këtë njësi e kanë gjetur pa uniforma e me ushqim të mangët, por që investimi në polici sipas tij ka ndryshuar.

“Me marrjen e mandatit, pjesëtarët e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës i kemi gjetur pa uniforma, pa pajisje mbrojtëse për jetën e tyre, pa kushte të punës e me ushqim të mangët e jo cilësor. Nga marrja e mandatit, deri në votimin e buxhetit për vitin 2024, kemi rritje për mbi 30% në buxhetin total të Policisë, përderisa, në investimet kapitale kemi rritje për 300%. Nga viti 2021, buxheti për pajisje operacionale është 21-fishuar. Në vitin 2021, buxheti ka qenë më pak se gjysmë milioni për pajisje operacionale ndërsa këtë vit është mbi 9 milionë euro”, ka shkruar ministri.

Postimi i plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco