Macron tha se liberalizimi i vizave për Kosovën konsiderohet i pezulluar, Vuçiç e falenderon i entuziazmuar

Macron tha se liberalizimi i vizave për Kosovën konsiderohet i pezulluar, Vuçiç e falenderon i entuziazmuar

20:38, 17/10/2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka falënderuar presidentin e Francës, Emanuel Macron që lëshoi një deklaratë të fortë nga Tirana, kur tha se për të, liberalizimi i vizave për Kosovën, mund të konsiderohet i pezulluar për sa kohë nuk është mbajtur fjala e dhënë.

‘Nuk dua të komentoj. Është vendim i një prej vendeve më të mëdha evropiane. Faleminderit Macron për shumë gjëra të tjera, për miqësinë që tregon ndaj Serbisë. Lidhur me vërejtjen, ai tha se duhet ta dënojmë dhunën në Banjskë, këtë e kemi bërë në të njëjtën ditë disa herë, madje ia kam thënë vetë presidentit në takimin në Granada’, tha Vuçiç.

Deklaratat e Vuçiç u bënë gjatë një vizite të tij në Pekin, ku mes të tjerash takoi edhe presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco