Sot varrosen tre terroristët serbë që u vranë në Banjskë

Sot varrosen tre terroristët serbë që u vranë në Banjskë

09:27, 01/10/2023

Tre pjesëtarët serbë të grupit që kreu sulmin terrorist të dielën në Banjskë, do të varrosen sot, raporton portali serb 'Kosovo Online'.

Trupat e tyre u morën dje nga familjarët nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, ku u krye autopsia e tyre.

Familjarët e tyre dje tërhoqën trupat e pajetë pranë institucioneve të mjekësisë ligjore në Prishtinë.

Mëngjesin e 24 shtatorit ky grup terrorist vranë policin kosovar Afrim Bunjaku në fshatin Banjskë të Zveçanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco