Deputeti opozitar serb: Si ka mundësi që BIA të mos e di se çfarë po ndodh në Kosovë

Deputeti opozitar serb: Si ka mundësi që BIA të mos e di se çfarë po ndodh në Kosovë

17:03, 28/09/2023

Deputeti i Frontit të Majtë të Gjelbër Radomir Llazoviq ka thënë se i vjen keq që publiku nuk ka informacione më konkrete për atë që ndodhi të dielën në Banjskë të Kosovës.

Në një intervistë për gazetën serbe “Danas”, ai ka pretenduar se nëse është e vërtetë që presidenti serb Aleksandar Vuçiq “të mos e dinte” se do të ndodhte sulmi në Banjskë, kjo hap disa pyetje të reja të rëndësishme

“Si ka mundësi që shërbimet që kontrollojnë absolutisht gjithçka në Serbi, përgjojnë opozitën, ndjekin njerëzit, bëjnë inskenime dhe ndjekje mediatike dhe kështu e mbajnë këtë pushtet, nuk e dinë se çfarë po ndodh në Kosovë”, pyeti Llazoviq.

Ai ka shtuar se është e pamundur që të ndodhin kaq shumë lëvizje nën hundën e BIA-s, ushtrisë dhe policisë, por nëse me gjithë këtë presidenti Vuçiq nuk e dinte se ky sulm do të ndodhte, atëherë këtu po ndodh një ndryshim serioz në pushtet dhe në kontroll të situatës në veri të Kosovës.

“Dëshiroj të dëgjoj përgjigjen në pyetjen se si është e mundur që një grup prej 30 personash të armatosur, me ose pa Millan Radoiçiqin, të dalin nga manastiri i cili ishte i rrethuar nga Policia e Kosovës sikur të ishin në shëtitje. A po negocion dhe a po dakordohet Radoiçiqi me palën kosovare dhe si është e mundur kjo? Nëse këta që ishin të rrethuar janë terroristë, atëherë si ndodh që ata thjesht të lirohen? Ka shumë pyetje që duhet t’i përgjigjet edhe pala kosovare”, pretendon Llazoviq

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco