VIDEO/ Nis takimi mes Kurtit dhe Vuçiç/ Borrell: Sot do të shohim nëse janë gati të marrin përgjegjësi

11:45, 14/09/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nisën takimin në Bruksel - të parin pas më shumë se katër muajsh - në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Kurti dhe Vuçiç zhvilluan paraprakisht takime të ndara me ndërmjetësuesit e procesit, shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Sipas njoftimit të BE-së, temë e takimit trepalësh është zbatimi i Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve, e arritur gojarisht mes Kurtit dhe Vuçiqit në muajin shkurt.

Ndërkohë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, tha se koha është që të fillohet seriozisht zbatimi i marrëveshjes së arritur në Bruksel e Ohër dhe tha se sot shihet nëse palët janë gati të marrin përgjegjësinë.

“Jam duke pritur presidentin Vuçiç dhe kryeministrin Kurti për një takim të nivelit të lartë të dialogut në Bruksel. Është koha për të filluar zbatimin seriozisht të marrëveshjes në rrugën e normalizimit. Sot do të shohim nëse janë gati të marrin përgjegjësi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco