Punonjësit serbë monitorojnë situatën nga objekti që parashihet ta lëshojnë sot

Punonjësit serbë monitorojnë situatën nga objekti që parashihet ta lëshojnë sot

09:20, 08/09/2023

Mëngjesi në Mitrovicën e Veriut po kalon i qetë, pasi në mesnatë skadoi afati për largimin e institucioneve ilegale të Serbisë nga godina në Mëhallën e Boshnjakëve të cilin e kishte caktuar kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Punonjësit e këtyre institucioneve ilegale natën e kanë kaluar në ambientet zyrtare, ndërsa para ndërtesës sot në mëngjes janë mbledhur gazetarë të shumtë.

Komunikacioni në atë pjesë të qytetit po funksionon normalisht dhe nuk ka prani të shtuar të Policisë së Kosovës.

Punonjësit që kanë qëndruar gjatë gjithë natës brenda objektit, po e përcjellin gjendjen nga dritarja.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco