Doganierët e Kosovës në Portin e Durrësit e quajnë historike, vizitën e Presidentes Osmani

Doganierët e Kosovës në Portin e Durrësit e quajnë historike, vizitën e Presidentes Osmani

09:01, 06/09/2023

"Vizita e Presidentes shënoi një moment historik në integrimin e zhdoganimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë": Kështu e vlerëson Dogana e Kosovës vizitën që bëri në zyrat e tyre, kryetarja e shtetit më 5 shtator.

"Vizita e Presidentes së Republikës së Kosovës Dr. Vjosa Osmani- Sadriu në Portin e Durrësit, - thuhej në njoftimin e Doganës, - ka nderuar arritjet e jashtëzakonshme që rezultojnë nga aranzhimi për kryerjen e operacioneve të zhdoganimit në Portin e Durrësit, që nga 1 tetori i vitit të kaluar. Kjo nismë strategjike, embështetur nga marrëveshja ndërshtetërore në mes të Qeverive tona dhe e dekretuar nga Presidentja dhe nxitur nga bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, ka sjellë përfitime të konsiderueshme për të dyja vendet.

Me rastin e vizitës Presidentja Osmani -Sadriu shprehu mirënjohjen e saj për Doganat e të dyja vendeve dhetheksoj rëndësinë e përdorimit të këtij Porti nga ana e bizneseve kosovare, duke vënë në pah se zhdoganimi iDoganës së Kosovës në Portin e Durrësit kursen kohën dhe koston, sikurse edhe e lehtëson operimin e bizneseve kosovare në tregjet ndërkombëtare.

Reduktimi i kostos i sjell përfitime ekonomisë së Kosovës

Një nga arritjet e theksuara është ulja e ndjeshme e kostove për ekonominë e Kosovës, duke arritur në një kursim vjetor prej 9 milionë euro. Ky efikasitet i kostos ka kontribuar drejtpërdrejt në mirëqenien ekonomike të Kosovës dhe bizneseve të saj.

Rritja e Integrimit të Sistemit dhe Mundësive Ekonomike

Partneriteti ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë e ka ngritur integrimin e sistemit në një nivel më të lartë, duke shërbyer si shembull unik në regjionin tonë. Kjo jo vetëm që thjeshton proceset doganore, por gjithashtu siguron një bazë të fortë për një integrim më të thellë ekonomik. Sinergjia që rezulton hap dyert për bashkëpunim të mëtejshëm ekonomik.

Rritja në trafikun e tregtisë së jashtme sjell përfitime për Shqipërinë

Porti i Durrësit ka shënuar një rritje të dukshme të trafikut nga tregtia e jashtme e Kosovës, duke u rritur me 50% më shumë se viti i kaluar. Ky fluks tregtar po përkthehet në të ardhura shtesë të konsiderueshme për Portin e Durrësit, duke e bërë atë dukshëm më konkurrues brenda rajonit. Ekonomia e Shqipërisë do të përfitojë ndjeshëm nga ky zhvillim.
Dogana e Kosovës sivjet ka arkëtuar 255 milionë euro nga procesi i zhdoganimit në Portin e Durrësit. E rëndësishme është se kjo është arritur pa asnjë implikim shtesë në kosto për fondet publike, falë efikasitetit të integrimit...

Vizita e Presidentes shërben si një rast i rëndësishëm për të shënuar arritjet e kësaj marrëveshjeje të zhdoganimit dhe për të pritur një të ardhme edhe më të integruar dhe më prosperuese për Kosovën dhe Shqipërinë," shkruan në vazhdim Dogana e Kosovës.
ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco