Albin Kurti sot në Estoni, samiti global 'Open Government Partnership'

Albin Kurti sot në Estoni, samiti global 'Open Government Partnership'

08:25, 06/09/2023

Prishtinë - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin, kanë udhëtuar për në Tallinn të Estonisë.

Ata do të marrin pjesë në Samitin Global të 8-të të Open Government Partnership që këtë vit organizohet nga Qeveria e Estonisë.

Me këtë rast, në ceremoninë hapëse të Samitit, Kryeministri do t’i drejtohet asamblesë së OGP-së, pas anëtarësimit së fundmi të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.

Gjatë ditës, Kryeministri Kurti, po ashtu do të zhvillojë një takim dypalësh me Kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, krahas takimeve tjera.

Ceremonia hapëse fillon prej orës 8:00, dhe transmetimi do të bëhet direkt në linkun në vijim


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco