Stoltenberg pas takimit me Vuçiç: Dy palët të përmbahen nga tensionet

Stoltenberg pas takimit me Vuçiç: Dy palët të përmbahen nga tensionet

20:42, 19/07/2023

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të mërkurën se është shumë e rëndësishme që të ulen tensionet në Kosovë, dhe që të dyja palët të përmbahen nga dhuna. Ai i bëri këto deklarata pas një takimi që e ka zhvilluar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.

“Ne besojmë se dialogu [mes Kosovës dhe Serbisë] duhet të rifillojë”, shtoi ai.

Ai rikujtoi se NATO-ja e ka rritur prezencën e misionit të saj në Kosovë, KFOR, për shkak të tensioneve të fundit në veri.

“Ne do të vazhdojmë ta ruajmë paqen, siç e parasheh mandati ynë”, ka thënë Stoltenberg, duke shtuar se forcat e NATO-s do të jenë aty për ta kryer mandatin që e parashohin Kombet e Bashkuara.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se është shumë i shqetësuar rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë, dhe i ka kërkuar NATO-s që, përmes KFOR-it, të ofrojë siguri për serbët që jetojnë aty.

Sipas tij, Beogradi beson që, "veprimet e papërgjegjshme të Qeverisë së Kosovës", janë arsyeja kryesore e zhvillimeve të fundit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco