Hovenier: Veriu i komplikuar, Kosova duam të jetë më e koordinuar me aleatët

Hovenier: Veriu i komplikuar, Kosova duam të jetë më e koordinuar me aleatët

14:17, 11/07/2023

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier i ka kërkuar qeverisë së Kosovës koordinim më të madh në menaxhimin e situatës së tensionuar në veri. Ai ka thënë se gjendja atje është e ndejshme, prandaj edhe kërkon koordinim me aleatët.

“SHBA-ja mbetet e përkushtuar si gjithmonë, që ta shohë Kosovën duke i arritur qëllimet e veta. Ne jemi prapa një Kosove sovrane, të pavarur, multietnike e demokratike, e cila zë vend në strukturat evropiane e euroatlantike”, ka thënë Hovenier gjatë një deklarimi për media pasi mori pjesë në hapjen e qendrës “Bonevet” në Pejë, njofton RTK.

Ai tha se janë duke e bërë një punë të madhe në këtë drejtim, derisa theksoi se Kosova duhet ta ushtrojë sovranitetin e saj.

“Veriu është i komplikuar dhe i vështirë. Mënyra se si Qeveria e Kosovës po e menaxhon situatën është shumë e ndjeshme, andaj duam që ajo të jetë shumë e koordinuar me aleatët, në mënyrë që të shmangen momentet e krizës”, ka shtuar Hovenier.

I pyetur se sa është afër shtensionimi i situatës ambasadori amerikan është shprehur: “Është e vështirë të përgjigjem tani se sa afër deeskalimit jemi. Kemi parë se z. Lajçak dhe z. Bislimi dje kanë rënë dakord për disa hapa fillestar që çojnë drejt deeskalimit.  Ajo  çfarë mund të them nga perspektiva e SHBA-së është që ne shpresojmë në deeskalim të plotë të situatës në veri dhe kthim në  çështjen e rëndësishme - zbatimin e marrëveshjes së Ohrit nga të dy palët dhe të evitojmë kriza të reja”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco