Albin Kurti injoron idenë e Ramës për një konferencë ndërkombëtare

Albin Kurti injoron idenë e Ramës për një konferencë ndërkombëtare

09:22, 01/07/2023

Kryeministri Albin Kurti injoroi idenë e paraqitur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama për mbajtjen e një konference ndërkombëtare për Kosovën e Serbinë.

Ai është shprehur skeptik për mbajtjen e një konference të tillë. Kurti tha se në vend të kësaj, ajo që duhet bërë është implementimi i marrëveshjes bazike në tërësi.

“Ne kemi pasur konferenca ndërkombëtare në të kaluarën dhe tash kemi një marrëveshje bazike, nga 27 shkurti i këtij viti, në Bruksel dhe gjithashtu nga 18 marsi në Ohër me aneksin e zbatimit. Krejt çka duhet bërë është që pa kushte të implementohet ajo marrëveshje bazike në tërësinë e saj dhe në mënyrë fer e të balancuar. Kjo duhet të bëhet dhe ne për këtë angazhohemi në Bruksel në takimet që kemi”, tha Kurti para gazetarëve në Prizren.

Idenë për mbajtjen e një konference ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë e shpalosi më 27 qershor kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco