Kurti i thotë Papës se i nevojitet mbështetja e Vatikanit në këto kohë të turbullta

Kurti i thotë Papës se i nevojitet mbështetja e Vatikanit në këto kohë të turbullta

15:52, 22/06/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në lidhje me vizitën që ka pasur në Vatikan gjatë ditës së sotme te Papa Françesku.

Kurti ka treguar se me Papën kanë folur për rininë e Kosovës, Nënë Terezën dhe rëndësinë e shërbimit për të tjetër... por edhe lulëzimin e shoqërisë multi-fetare.

“I përsërita se vendit tonë i vyen mbështetja e Vatikanit për të promovuar paqe në këto kohë të turbullta,” – ka shkruar z. Kurti në llogarinë e tij në Twitter.

Kryeministri i vendit menjëherë pas Vatikanit është nisur për në Bruksel dhe tashmë mësohet që ka nisur takimin me kryediplomatin evropian Josep Borrell.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco