Vjosa Osmani i thërret në takim për sot pasdite liderët e partive politike

Vjosa Osmani i thërret në takim për sot pasdite liderët e partive politike

14:22, 22/06/2023

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, i ka ftuar për një takim partitë parlamentare në Kosovë.

Ftesë kanë të gjitha partitë parlamentare.

Ftesat e Presidentes kanë shkuar dje tek liderët e partive politike, derisa takimi është thirrur për sot pasdite, ndonëse ora e saktë nuk behët e ditur ende.

Marrë parasysh që ftesat janë dërguar “dje për sot”, takimi i thirrur nga shefja e shtetit duket të jetë “urgjent”. Po ashtu, takimi thirret dhe pritet të zhvillohet ndërkohë që Kryeministri i vendit Albin Kurti ndodhet në Bruksel, për “gjetjen e një zgjidhje” me Vuciqin për de-eskalimin e situatës në veri.

Të enjten në mesditë, Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në Presidencë edhe ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier. Ky i fundit, nga Prishtina, pas takimit me Osmanin, porositi Kurtin që sot në Bruksel t’a pranojë planin tre-pikësh të BE-së për de-eskalim të situatës në veri, pasi sipas tij, kjo është mënyra e duhur për të ndalur tensionet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco